Sezoni 2 · Episodi 20

Projekti SAFECons dhe Qendra Konsumatori Shqiptar

Ersida Teliti
Drejtore Ekzekutive, Qendra "Konsumatori Shqiptar"

Episodi përmbyllës i serisë: rezultatet konkrete të projektit SAFECons, monitorimi i 61 njësive të qeverisjes vendore, dhe misioni i Qendrës "Konsumatori Shqiptar".

🎙️ SAFECons Podcast – Sezoni 2 | Episodi 10
📌 “Projekti SAFECons dhe Qendra Konsumatori Shqiptar”
Episodi i fundit dhe përmbyllës i sezonit të dytë, si edhe i gjithë serisë së podcastit SAFECons, sjell më pranë konsumatorëve rezultatet konkrete të projektit, si dhe misionin e vizionin që prej vitesh udhëheqin veprimtarinë e Qendrës “Konsumatori Shqiptar”.
🗣️ E ftuar: Ersida Teliti, Drejtore Ekzekutive e Qendrës “Konsumatori Shqiptar”
Gjatë këtij episodi diskutojmë:
✔️ Cili është roli dhe misioni i Qendrës “Konsumatori Shqiptar”?
✔️ Cili është qëllimi kryesor i projektit dhe cilat problematika ka adresuar ai?
✔️ Si u monitoruan 61 njësitë e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe cilat ishin rezultatet kryesore?
✔️ Si kontribuoi projekti në fuqizimin e shoqërisë civile?
✔️ Çfarë është Rrjeti për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe cili është roli i tij në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve?
✔️ Cilat aktivitete kanë rezultuar më efektive për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve si konsumatorë të produkteve ushqimore, joushqimore dhe shërbimeve?
✔️ Cilat aktivitete janë zhvilluar në kuadër të projektit në lidhje me pushtetin gjyqësor?
✔️ Për çfarë ankohen më shpesh konsumatorët shqiptarë?
👉 Ndiqni të 20 episodet e podcastit SAFECons për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe për të mësuar se si mund të kontribuoni në një treg më të sigurt, më transparent dhe më të drejtë.
🧠 Një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur.
Ky podcast realizohet në kuadër të projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”, i zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Scroll to Top