Sezoni 2 · Episodi 19
Nga laboratori në tryezën e konsumatorit: Si garanton ISUV sigurinë ushqimore?
Drejtoreshë, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)
Roli i ISUV-it në kontrollet laboratorike që qëndrojnë prapa sigurisë ushqimore — nga akreditimi i analizave te zinxhiri i dokumentimit të mostrave.
🎙️ SAFECons Podcast – Sezoni 2 | Episodi 9
**”Nga laboratori në tryezën e konsumatorit: Si garanton ISUV sigurinë ushqimore?”**
Siguria ushqimore nuk fillon në raftet e marketeve dhe nuk përfundon në tavolinën tonë. Ajo mbështetet në kontrolle të rrepta laboratorike, analiza shkencore dhe sisteme monitorimi që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që konsumojmë çdo ditë.
Në episodin 8 të sezonit të dytë të podcastit SAFECons, flasim për rolin kyç të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore në Shqipëri.
🗣️ **E ftuar:** Znj. Jonida Boci, Drejtoreshë e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV)
Gjatë këtij episodi diskutojmë:
✔️ Çfarë është ISUV dhe cili është misioni i tij?
✔️ Në cilën hallkë të zinxhirit ushqimor ndërhyn ISUV?
✔️ Çfarë do të thotë praktikisht që analizat e ISUV janë të akredituara?
✔️ Cilat janë analizat më të shpeshta që kryhen për sigurinë ushqimore?
✔️ A ekziston një zinxhir dokumentimi (“chain of custody”) për çdo mostër?
✔️ Kush mund të përfitojë nga shërbimet e ISUV?
✔️ Si lidhet ISUV me RASFF dhe autoritetet kombëtare të sigurisë ushqimore?
✔️ A përdoren analizat e ISUV si provë në procese administrative apo gjyqësore?
👉 Ndiqni serinë me 20 episode të podcastit SAFECons për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe për të mësuar se si mund të kontribuoni në një treg më të sigurt dhe më të drejtë.
🧠 **Një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur.**
Ky podcast realizohet në kuadër të projektit **“Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”**, i zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.