Sezoni 2 · Episodi 14
Transporti publik, midis sfidave dhe sukseseve
Kryetar, Shoqata e Transportit Ndërqytetas
Cilësia, siguria dhe çmimi i transportit publik ndërqytetas — nga licencimi i operatorëve privatë te ankesat më të shpeshta të udhëtarëve.
🎙️ **SAFECons Podcast – Sezoni 2, Episodi 4**
Në episodin e katërt të sezonit të dytë të podcastit SAFECons trajtojmë një temë që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe ngre diskutime të vazhdueshme mbi cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve: **Transporti publik, midis sfidave dhe sukseseve.**
🗣️ **I ftuar:** z. Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas.
Gjatë këtij episodi diskutojmë:
✔️ Çfarë është transporti publik ndërqytetas, rrethqytetas dhe ndërkombëtar?
✔️ Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë operatorët privatë për t’u licencuar dhe për të ofruar këtë shërbim?
✔️ Sa i përgatitur është sektori privat në Shqipëri për të adoptuar standardet evropiane?
✔️ A ekziston një hendek midis legjislacionit dhe zbatimit praktik të standardeve?
✔️ Si monitorohet transporti publik nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore?
✔️ Cilat janë ankesat më të shpeshta të konsumatorëve dhe cilat masa ndërmerren nga institucionet përgjegjëse?
✔️ A përbën përdorimi i autobusëve hibridë një përmirësim të cilësisë së shërbimit?
✔️ A është i pranueshëm çmimi i biletave në Shqipëri për llojet e ndryshme të transportit publik?
✔️ Sa i përgatitur është sektori për pagesat elektronike dhe përdorimin e kartave për biletat e transportit?
✔️ Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 14 “Politika e Transportit” në procesin e integrimit evropian?
👉 Ndiqni serinë prej 20 episodesh të podcastit SAFECons për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe për të mësuar se si mund të kontribuoni në një treg më të sigurt, më transparent dhe më të drejtë.
🧠 **Një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur.**
Ky podcast realizohet në kuadër të projektit **“Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”**, i zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimi Evropian.