Sezoni 2 · Episodi 12

Mjedisi, konsumatori dhe sfidat e integrimit evropian

Valbona Mazreku
Drejtore Ekzekutive, Milieu Kontakt Albania

A është e drejta për një mjedis të pastër një e drejtë themelore e konsumatorit — dhe çfarë është varfëria energjetike në Shqipëri.

🎙️ Sezoni i dytë, episodi i dytë i podcastit SAFECons!
Në këtë episod flasim për një temë me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës sonë: Mjedisi, Konsumatori dhe Sfidat e Integrimit Evropian.
🗣️ E ftuar: Znj. Valbona Mazreku, Drejtore Ekzekutive, Millieu Kontakt Albania.
⚖️ Në këtë bisedë diskutojmë:
• A është e drejta për një mjedis të pastër si një e drejtë themelore e konsumatorit?
• Si ndikojnë standardet mjedisore në cilësinë e produkteve?
• Cila është gjendja aktuale e cilësisë së mjedisit në Shqipëri?
• Cila është situata e cilësisë së ajrit në zonat urbane dhe rurale?
•Si paraqitet gjendja e tokës dhe ndotjes së saj?
• Çfarë është varfëria energjitike? Cilat janë shkaqet kryesore të saj në Shqipëri?
• Çfarë janë komunitetet energjitike dhe si funksionojnë ato?⁠
• Cilat janë sfidat kryesore me të cilat po përballet Shqipëria në kuadër të Integrimit Evropian, përkatësisht në lidhje me kapitullin 27 “Mjedisi dhe ndryshimet klimatike” ?
👉 Ndiqni serinë me 20 episode për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe si mund të bëheni pjesë e ndryshimit.
🧠 Mos harroni: një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur!
Ky podcast është pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Scroll to Top