Sezoni 2 · Episodi 20

Projekti SAFECons dhe Qendra Konsumatori Shqiptar

Ersida Teliti
Drejtore Ekzekutive, Qendra "Konsumatori Shqiptar"

Episodi përmbyllës i serisë: rezultatet konkrete të projektit SAFECons, monitorimi i 61 njësive të qeverisjes vendore, dhe misioni i Qendrës "Konsumatori Shqiptar".

Episodi përmbyllës i serisë SAFECons sjell një reflektim mbi rezultatet konkrete të projektit, ndikimin e tij dhe punën e Qendrës “Konsumatori Shqiptar” në mbrojtjen dhe fuqizimin e konsumatorëve në Shqipëri.

E ftuar në këtë episod është Ersida Teliti, Drejtore Ekzekutive e Qendrës “Konsumatori Shqiptar”, e cila prezanton punën e realizuar në kuadër të SAFECons, nga monitorimi i 61 njësive të qeverisjes vendore dhe fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile, deri te ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe forcimi i mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit.

Ky episod përmbyll një seri prej 20 bisedash me ekspertë, institucione publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të dedikuara sigurisë ushqimore, mbrojtjes së konsumatorit dhe forcimit të standardeve në Shqipëri.

Një konsumator i informuar është një konsumator më i mbrojtur.

Ky podcast realizohet në kuadër të projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”, i zbatuar nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Scroll to Top