Në media · Ora News

Si mund të fuqizohet roli i shoqërisë civile në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen efektive të konsumatorëve?

Siguria ushqimoreMbrojtja e konsumatorëveShoqëria civile

Në një diskutim në Ora News, në fokus u vendos nevoja për ta kthyer legjislacionin për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në rezultate konkrete për qytetarët.

Zbatimi efektiv i ligjit kërkon jo vetëm institucione funksionale dhe mekanizma të qartë kontrolli, por edhe një shoqëri civile aktive, të informuar dhe të aftë për të monitoruar, evidentuar problematikat dhe për të përfaqësuar interesat e konsumatorëve.

▶

Ora News

Ndiqni emisionin e plotë

Shikoni në YouTube ↗

Projekti · Mbështetur nga Bashkimi Evropian

Gjatë diskutimit u prezantuan përpjekjet e ndërmarra dhe rezultatet në kuadër të projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorëve”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC.

Përmes këtij projekti u synua të forcohet roli i organizatave të shoqërisë civile, të rritet ndërgjegjësimi i konsumatorëve për të drejtat e tyre dhe të nxitet një bashkëpunim më i koordinuar ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile dhe institucioneve përgjegjëse.

Një konsumator i informuar dhe një shoqëri civile aktive janë elementë thelbësorë për një treg më të sigurt, më transparent dhe më të përgjegjshëm.

Qendra Konsumatori Shqiptar · ANTTARC
Scroll to Top