Sezoni 1 · Episodi 5
Të drejtat e pasagjerëve dhe sfidat e transportit në Shqipëri
Ekspert i së drejtës së transportit
Të drejtat e konsumatorëve si pasagjerë në transportin ajror, rrugor, ujor, hekurudhor dhe postar — dhe si funksionon kompensimi kur diçka shkon keq.
Ky është episodi i pestë i serisë së podcastit SAFECons, pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Në këtë episod diskutojmë një temë shumë të rëndësishme: Të drejtat e pasagjerëve dhe sfidat e transportit në Shqipëri”
I ftuar Z. Arbër Gjeta, ekspert i së drejtës së transportit.
🛒⚖️ Në këtë episod do të mësoni:
•Cilat janë të drejtat e konsumatorëve, në rolin e tyre si pasagjerëve në transportin ajror, rrugor, ujor, hekurudhor dhe transportin postar?
Si funksionon kompensimi në rast vonesash dhe anullimesh ne fluturimet ajrore dhe transportin detar?
A ka raste suksesi në Shqipëri ku pasagjerët kanë marrë kompensim?
Sa efektiv është Autoriteti i Aviacionit Civil në monitorimin e këtyre rasteve?
Cilat jane sfidat e shtetit shqiptar ne lidhje me kapitullin 14 “Politikat e transportit”?