Sezoni 1 · Episodi 2
Siguria e produkteve jo-ushqimore dhe mbikëqyrja e tregut në Shqipëri
Ekspert i sigurisë së produkteve jo-ushqimore
Siguria e produkteve jo-ushqimore dhe sfidat e mbikëqyrjes së tregut në Shqipëri, dhe si lidhen ato me Kapitullin 1 të acquis communautaire për lëvizjen e lirë të mallrave.
Në këtë episod do të mësoni
- Çfarë nënkupton tregtia e lirë e mallrave?
- Çfarë është sistemi i mbikëqyrjes së tregut?
- Cilat janë sfidat kryesore të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut?
- A duhet të ngrihet një laborator analizash?
- Cilat janë aspektet pozitive dhe negative të reformës së inspektorateve?
- Pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i të rinjve për mbrojtjen e të drejtave të tyre?
Ky është episodi i dytë i serisë së podcastit SAFECons, pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod diskutojmë një temë shumë konkrete, por shpesh të nënvlerësuar: siguria e produkteve jo-ushqimore dhe sfidat e mbikëqyrjes së tregut në Shqipëri, si lidhet kjo me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, konkretisht me Kapitullin 1 të acquis communautaire, që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë e tyre.
Do të mësoni:
Çfarë nënkupton tregtia e lirë e mallrave? Çfarë është sistemi i mbikëqyrjes së tregut?
Cilat janë sfidat kryesore të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut? A duhet të ngrihet një laborator analizash?
Cilat janë aspektet pozitive dhe negative të reformës së inspektorateve?
Pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i të rinjve për mbrojtjen e të drejtave të tyre?