Këtë javë fokusi i Akademisë ishin kontratat standarde për marrjen e shërbimeve universale, si furnizimi me ujë dhe energji elektrike.
Lektoret e ftuara ishin:
Znj. Erjola Sadushi, Komisionere, Enti Rregullator i Energjisë, diskutoi temën “Kontrata e Furnizimit me Energji Elektrike: Kuadri Ligjor dhe Institucional”. Ajo theksoi rëndësinë e transparencës dhe mbrojtjes së konsumatorit në këtë proces.
Znj. Julia Guga, Drejtoreshë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Enti Rregullator i Energjisë, shpjegoi në mënyrë të detajuar sfidat dhe zhvillimet e fundit në sektorin energjetik, duke sjellë një diskutim mbi rregulloret dhe ligjet që ndikojnë furnizimin me energji elektrike.
Znj. Fjola Beqiri, Drejtoreshë Juridike e Konsumatorit, Enti Rregullator i Ujit, trajtoi temën “Kontrata e Furnizimit me Ujë: Kuadri Ligjor dhe Institucional”, duke nxjerrë në pah rëndësinë e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve të ujit për konsumatorët.
Temat u pritën me interes të madh nga pjesëmarrësit, duke sjellë diskutime të frytshme dhe konstruktive mbi çështjet e trajtuara.
#KonsumatoriShqiptar #AkademiaKonsumatorit #EnergjiaElektrike #FurnizimiMeUje #KuadriLigjor #Institucional #Diskutime #Ndërgjegjësim #Sukses