Connect & Share

Lidhu, Ndaj dhe Mëso për të Drejtat e Konsumatorit

Ersida Teliti mbi Projektin SAFECons: Siguria Ushqimore dhe Të Drejtat e Konsumatorit

Ndiqni biseda me ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe institucioneve publike mbi projektin SAFECons — një nismë e përbashkët e Qendrës Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC, me mbështetjen e BE-së, për të rritur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin për një treg më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

Episodi 1: Përballë Sfidave: Zëri i Konsumatorëve Shqiptarë

Ky është episodi i parë i serisë së podcastit SAFECons, pjesë e projektit "Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit", që po zbatohet nga Qendra "Konsumatori Shqiptar" dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod flasim për sfidat kryesore të konsumatorëve shqiptarë, rolin e organizatave të shoqërisë civile dhe procesin e përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE-së, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 12 (Siguria Ushqimore) dhe Kapitullit 28 (Mbrojtja e Konsumatorit dhe Shëndeti Publik). 💡 Do të mësoni: • Cilat janë problemet më të shpeshta që ankohen konsumatorët shqiptarë? • Si funksionon mbrojtja ligjore e konsumatorëve? • Roli i institucioneve shtetërore dhe i shoqërisë civile. • Pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i të rinjve për mbrojtjen e të drejtave të tyre?

Episodi 2: Siguria e Produkteve Jo-Ushqimore dhe Mbikqyrja e Tregut në Shqipëri

Ky është episodi i dytë i serisë së podcastit SAFECons, pjesë e projektit "Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit", që po zbatohet nga Qendra "Konsumatori Shqiptar" dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod diskutojmë një temë shumë konkrete, por shpesh të nënvlerësuar: siguria e produkteve jo-ushqimore dhe sfidat e mbikëqyrjes së tregut në Shqipëri, si lidhet kjo me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, konkretisht me Kapitullin 1 të acquis communautaire, që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë e tyre. Do të mësoni: Çfarë nënkupton tregtia e lirë e mallrave? Çfarë është sistemi i mbikëqyrjes së tregut? Cilat janë sfidat kryesore të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut? A duhet të ngrihet një laborator analizash? Cilat janë aspektet pozitive dhe negative të reformës së inspektorateve? Pse është i rëndësishëm ndërgjegjësimi i të rinjve për mbrojtjen e të drejtave të tyre?

Episodi 3: Roli i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorëve në Mbrojtjen e të Drejtave të Konsumatorëve

Ky është episodi i tretë i serisë së podcastit SAFECons, pjesë e projektit "Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit", që po zbatohet nga Qendra "Konsumatori Shqiptar" dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod diskutojmë një temë shumë të rëndësishme: Roli i Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorëve! 🛒⚖️ Në këtë episod do të mësoni: ✅ Çfarë është Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe si funksionon? ✅ Si të paraqisni ankesa dhe raste konkrete suksesi? ✅ Të drejtat tuaja në kontratën e shitjes së mallrave kosumatore. ✅ Rëndësinë e Kapitullit 28 në integrimin e Shqipërisë në BE

Episodi 4: Siguria Ushqimore në Shqipëri: Nga Produktet Bio në Garancitë Institucionale

Ky është episodi i katërt i serisë së podcastit SAFECons, pjesë e projektit "Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit", që po zbatohet nga Qendra "Konsumatori Shqiptar" dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod diskutojmë një temë shumë të rëndësishme: Siguria ushqimore në Shqipëri, nga produktet bio te garancitë institucionale! E ftuar Znj. Yllka Allaraj, eksperte e sigurisë ushqimore. 🛒⚖️ Në këtë episod do të mësoni: • Çfarë do të thotë ushqim i sigurt? • Çfarë ndryshon midis një ushqimi të sigurt dhe një ushqimi cilësor? • A janë produktet “bio” të gjitha ashtu siç reklamohen? • Cili është roli i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në këtë proces? • Dhe, më e rëndësishmja: a janë ushqimet që konsumojmë sot në Shqipëri vërtet të sigurta?

Episodi 5: Të Drejtat e Pasagjerëve dhe Sfidat e Transportit në Shqipëri

Ky është episodi i pestë i serisë së podcastit SAFECons, pjesë e projektit "Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit", që po zbatohet nga Qendra "Konsumatori Shqiptar" dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod diskutojmë një temë shumë të rëndësishme: Të drejtat e pasagjerëve dhe sfidat e transportit në Shqipëri" I ftuar Z. Arbër Gjeta, ekspert i së drejtës së transportit. 🛒⚖️ Në këtë episod do të mësoni: •Cilat janë të drejtat e konsumatorëve, në rolin e tyre si pasagjerëve në transportin ajror, rrugor, ujor, hekurudhor dhe transportin postar? Si funksionon kompensimi në rast vonesash dhe anullimesh ne fluturimet ajrore dhe transportin detar? A ka raste suksesi në Shqipëri ku pasagjerët kanë marrë kompensim? Sa efektiv është Autoriteti i Aviacionit Civil në monitorimin e këtyre rasteve? Cilat jane sfidat e shtetit shqiptar ne lidhje me kapitullin 14 "Politikat e transportit"?

Episodi 6: Siguria e Produkteve Elektrike dhe Elektronike, Ashensorët e Lodrat

Ky Podcast është pjesë e projektit "Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit", që po zbatohet nga Qendra "Konsumatori shqiptar" dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod flasim për një temë që prek çdo konsumator në përditshmëri: siguria e produkteve elektrike dhe elektronike, ashensorët e lodrat. 🗣 I ftuar: Z. Ledio Luku, ekspert i vlerësimit të konformitetit! ⚖ Në këtë bisedë do të mësoni: • Cilat janë kriteret ligjore ose standardet që përcaktojnë një produkt të sigurt ? • Cili është detyrimi ligjor për regjistrimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve në Shqipëri? • Çfarë është markimi CE dhe pse është i rëndësishem? • Cilat janë standardet e BE për sigurinë e lodrave? A zbatohet ky standard në Shqipëri?

Episodi 7: Industrialist apo Tregtar: Konsumatori në Qendër!

Ky Podcast është pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim në Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod flasim për themelin e një tregu të drejtë: marrëdhënien mes konsumatorëve dhe tregtarëve/ industrialistëve. 🗣️ I ftuar: Z. Alban Zusi, industrialist. ⚖️ Në këtë bisedë do të mësoni: • Si e shohin tregtarët konsumatorin shqiptar sot? • Cilat janë sfidat kryesore që kanë sot tregtarët në Shqipëri? • Sa të gatshëm janë tregtarët shqiptarë për t’u përshtatur me standardet e BE-së? • A ekziston fenomeni i dy standardeve në Shqipëri? A kanë tregtarët interes të investojnë në produkte cilësore për konsumatorin vendas?

Episodi 8: Rreziqet Pandemike dhe Zoonotike për Sigurinë Ushqimore

Ky episod është pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim në Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod flasim për një temë delikate: Rreziqet pandemike dhe zoonotike për sigurinë ushqimore. 🗣 E ftuar: Prof. as. Dr. Tana Kika, eksperte në mikrobiologjinë veterinare, sëmundjet kafshëve dhe sigurinë ushqimore. ⚖ Në këtë bisedë do të mësoni: Çfarë janë sëmundjet pandemike dhe çfarë janë ato zoonotike? Sa të rrezikshme janë këto sëmundje për sigurinë ushqimore? Si ndikon importi i produkteve shtazore në rrezikun për këto sëmundje? Cili është roli i institucioneve publike këtë proces? Sa bashkëpunojnë fermerët me inspektorët veterinarë?

Episodi 9: Mosdiskriminimi dhe të Drejtat e Konsumatorëve

Ky episod është pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim në Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod flasim për një temë thelbësore: Mosdiskriminimi dhe të drejtat e konsumatorëve 🗣 I ftuar: Dr. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi ⚖ Në këtë bisedë do të mësoni: * Çfarë kuptojmë me diskriminim në tërësi në përputhje me kuadrin ligjor? * Si lidhet parimi i mosdiskriminimit me mbrojtjen e konsumatorëve? * A përfshin ligji shqiptar diskriminimin në sektorin privat, pra në bizneset dhe tregtarët që ofrojnë shërbime? *Cilat janë disa nga shkaqet kryesore të diskriminimit? * Çfarë është klienti në nevojë dhe e drejta për akses në energji elektrike? * Cilat janë sfidat më të mëdha në luftën kundër diskriminimit?

Episodi 10: Mjedisi Online dhe Konsumatori: Siguria, Privatësia dhe Rreziqet e Epokës Digjitale

Ky episod është pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim në Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Në këtë episod flasim për një temë bashkëkohore: Mjedisi online dhe konsumatori shqiptar: siguria, privatësia dhe rreziqet e epokës digjitale. 🗣 I ftuar: Z. Tomi Kallanxhi, Ekspert i Teknologjise se informacionit ⚖ Në këtë bisedë do të mësoni: * Sa është i mbrojtur konsumatori shqiptar online? * A ka Shqipëria një kuadër të plotë ligjor për mbrojtjen e konsumatorit online? * Çfarë përfshin sot e-commerce/ tregtia elektronike sot dhe cilat janë format kryesore të shfaqjes së saj në Shqipëri? * Si duhet të veprojë konsumatori pë të ruajtur privatësinë? * Cilat standarde të BE-së duhet të respektojë një biznes online për të qenë i sigurt për konsumatorin? * Çfarë nënkupton konkretisht kur përdoruesi klikon “Accept All Terms & Conditions” ?

Episodi 11: Edukimi Financiar dhe Konsumatori

Në këtë episod flasim për një temë thelbësore për secilin prej nesh: Edukimi financiar dhe konsumatori. 🗣️ I ftuar: Z. Artan Gjergji, bashkethemelues i FIP.AL ⚖️ Në këtë bisedë do të mësoni: • Çfarë është edukimin financiar dhe rëndësia e tij në ekonominë familjare. • Çfarë gabimesh bëjnë konsumatorët në menaxhimin e financave personale? • Marrëdhënia midis parasë CASH dhe parasë së depozituar në bankë. • A janë kreditë një zgjidhje apo një kurth afatgjatë? • Sa transparente janë realisht kushtet e kredive që u ofrohen qytetarëve? • Cilat janë rreziqet kryesore të mbingarkesës me borxhe? • Këshilla praktike për qytetarët në mënyrë që të menaxhojnë më mirë borxhet. • Diskutojmë disa nga mitet financiare që duhen rrëzuar. 👉 Ndiqni serinë me 20 episode për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe si mund të bëheni pjesë e ndryshimit. 🧠 Mos harroni: një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur! Ky podcast është pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Episodi 12: Mjedisi, Konsumatori dhe Sfidat e Integrimit Evropian

🎙️ Sezoni i dytë, episodi i dytë i podcastit SAFECons! Në këtë episod flasim për një temë me ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës sonë: Mjedisi, Konsumatori dhe Sfidat e Integrimit Evropian. 🗣️ E ftuar: Znj. Valbona Mazreku, Drejtore Ekzekutive, Millieu Kontakt Albania. ⚖️ Në këtë bisedë diskutojmë: • A është e drejta për një mjedis të pastër si një e drejtë themelore e konsumatorit? • Si ndikojnë standardet mjedisore në cilësinë e produkteve? • Cila është gjendja aktuale e cilësisë së mjedisit në Shqipëri? • Cila është situata e cilësisë së ajrit në zonat urbane dhe rurale? •Si paraqitet gjendja e tokës dhe ndotjes së saj? • Çfarë është varfëria energjitike? Cilat janë shkaqet kryesore të saj në Shqipëri? • Çfarë janë komunitetet energjitike dhe si funksionojnë ato?⁠ • Cilat janë sfidat kryesore me të cilat po përballet Shqipëria në kuadër të Integrimit Evropian, përkatësisht në lidhje me kapitullin 27 "Mjedisi dhe ndryshimet klimatike" ? 👉 Ndiqni serinë me 20 episode për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe si mund të bëheni pjesë e ndryshimit. 🧠 Mos harroni: një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur! Ky podcast është pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Episodi 13: Standardet dhe impakti i tyre ne ekonomi

🎙️ Sezoni i dytë, episodi i tretë i podcastit SAFECons! Në këtë episod flasim për një temë të rëndësishme në lidhje me ekonominë: Standardet dhe impakti i tyre ne ekonomi. 🗣️ E ftuar: Znj. Kostanca Dedja, eksperte për standardet. ⚖️ Në këtë bisedë diskutojmë: * Çfarë janë standardet ? * Si ndikojnë standardet në funksionimin e tregjeve dhe krijimin e besimit mes aktorëve ekonomikë? * Sa i përgatitur është sektori privat në Shqipëri për të adoptuar standardet evropiane? * A ekziton një hendek midis legjislacionit dhe zbatimit real të standardeve në terren? * A mund të themi që standardet janë një formë indirekte e mbrojtjes së konsumatorit? * Si lidhen standardet me sigurinë ushqimore, produktet industriale dhe elektrike, shërbimet publike dhe private? • A ndikon niveli i standardizimit në besimin e konsumatorit ndaj produkteve vendase?⁠ * Si sigurohet përditësimi dhe adoptimi i standardeve evropiane në Shqipëri? * Sa qendror është standardizimi në procesin e integrimit evropian ? 👉 Ndiqni serinë me 20 episode për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe si mund të bëheni pjesë e ndryshimit. 🧠 Mos harroni: një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur! Ky podcast është pjesë e projektit “Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të koordinuara për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit”, që po zbatohet nga Qendra “Konsumatori Shqiptar” dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Episodi 13: Standardet dhe impakti i tyre ne ekonomi

🎙️ **SAFECons Podcast – Sezoni 2, Episodi 4** Në episodin e katërt të sezonit të dytë të podcastit SAFECons trajtojmë një temë që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe ngre diskutime të vazhdueshme mbi cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve: **Transporti publik, midis sfidave dhe sukseseve.** 🗣️ **I ftuar:** z. Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Gjatë këtij episodi diskutojmë: ✔️ Çfarë është transporti publik ndërqytetas, rrethqytetas dhe ndërkombëtar? ✔️ Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë operatorët privatë për t’u licencuar dhe për të ofruar këtë shërbim? ✔️ Sa i përgatitur është sektori privat në Shqipëri për të adoptuar standardet evropiane? ✔️ A ekziston një hendek midis legjislacionit dhe zbatimit praktik të standardeve? ✔️ Si monitorohet transporti publik nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore? ✔️ Cilat janë ankesat më të shpeshta të konsumatorëve dhe cilat masa ndërmerren nga institucionet përgjegjëse? ✔️ A përbën përdorimi i autobusëve hibridë një përmirësim të cilësisë së shërbimit? ✔️ A është i pranueshëm çmimi i biletave në Shqipëri për llojet e ndryshme të transportit publik? ✔️ Sa i përgatitur është sektori për pagesat elektronike dhe përdorimin e kartave për biletat e transportit? ✔️ Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 14 “Politika e Transportit” në procesin e integrimit evropian? 👉 Ndiqni serinë prej 20 episodesh të podcastit SAFECons për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe për të mësuar se si mund të kontribuoni në një treg më të sigurt, më transparent dhe më të drejtë. 🧠 **Një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur.** Ky podcast realizohet në kuadër të projektit **“Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”**, i zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimi Evropian.

Episodi 15: Pronësia Intelektuale_Midis mbrojtjes së krijimtarisë, kulturës dhe sfidave të zbatimit

🎙️ **SAFECons Podcast – Sezoni 2, Episodi 4** Në episodin e katërt të sezonit të dytë të podcastit SAFECons trajt🎙️ SAFECons Podcast – Sezoni 2 | Episodi 5 📚 Pronësia Intelektuale – Midis mbrojtjes së krijimtarisë, kulturës dhe sfidave të zbatimit Në episodin e pestë të sezonit të dytë të podcastit SAFECons, trajtojmë një temë me rëndësi të veçantë për konsumatorët, bizneset, krijuesit dhe zhvillimin e një tregu të drejtë e konkurrues: pronësinë intelektuale. 🎤 I ftuar: Prof. asoc. Dr. Etlon Pepo, ekspert i pronësisë intelektuale. Gjatë këtij episodi diskutojmë: ✔️ Çfarë është pronësia intelektuale dhe pse duhet të shqetësohet çdo qytetar për të? ✔️ A mund të humbasë dikush të drejtat mbi një krijim apo ide, nëse nuk e regjistron në kohë? ✔️ Cili është dallimi praktik ndërmjet të drejtës së autorit dhe pronësisë industriale? ✔️ Ku qëndron kufiri midis frymëzimit dhe kopjimit? ✔️ Çfarë rrezikon një biznes që nuk regjistron markën e tij? ✔️ Pse Shqipëria ka ende një numër të ulët patentash? Është çështje inovacioni apo funksionimi të sistemit? ✔️ Sa i thjeshtë apo i ndërlikuar është procesi i regjistrimit të të drejtave të pronësisë intelektuale? ✔️ Sa efektiv është sistemi në parandalimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të pronësisë intelektuale? ✔️ Sa pranë standardeve të Bashkimit Evropian është Shqipëria në këtë fushë? ✔️ Cilat janë pasojat dhe dënimet penale për shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale? 👉 Ndiqni serinë me 20 episode të podcastit SAFECons për të njohur më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe për të mësuar se si mund të kontribuoni në një treg më të sigurt, më transparent dhe më të drejtë. 🧠 Një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur. Ky podcast realizohet në kuadër të projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”, i zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.ojmë një temë që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe ngre diskutime të vazhdueshme mbi cilësinë e shërbimit, sigurinë dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve: **Transporti publik, midis sfidave dhe sukseseve.** 🗣️ **I ftuar:** z. Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas. Gjatë këtij episodi diskutojmë: ✔️ Çfarë është transporti publik ndërqytetas, rrethqytetas dhe ndërkombëtar? ✔️ Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë operatorët privatë për t’u licencuar dhe për të ofruar këtë shërbim? ✔️ Sa i përgatitur është sektori privat në Shqipëri për të adoptuar standardet evropiane? ✔️ A ekziston një hendek midis legjislacionit dhe zbatimit praktik të standardeve? ✔️ Si monitorohet transporti publik nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore? ✔️ Cilat janë ankesat më të shpeshta të konsumatorëve dhe cilat masa ndërmerren nga institucionet përgjegjëse? ✔️ A përbën përdorimi i autobusëve hibridë një përmirësim të cilësisë së shërbimit? ✔️ A është i pranueshëm çmimi i biletave në Shqipëri për llojet e ndryshme të transportit publik? ✔️ Sa i përgatitur është sektori për pagesat elektronike dhe përdorimin e kartave për biletat e transportit? ✔️ Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 14 “Politika e Transportit” në procesin e integrimit evropian? 👉 Ndiqni serinë prej 20 episodesh të podcastit SAFECons për të kuptuar më mirë të drejtat tuaja si konsumator dhe për të mësuar se si mund të kontribuoni në një treg më të sigurt, më transparent dhe më të drejtë. 🧠 **Një konsumator i informuar është një konsumator i mbrojtur.** Ky podcast realizohet në kuadër të projektit **“Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit”**, i zbatuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar dhe ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimi Evropian.

Scroll to Top