Qendra “Konsumatori Shqiptar”, në partneritet me ANTTARC dhe me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, po zbaton projektin “Shoqëria Civile në Veprim për përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit – SAFECons”.
Ky projekt synon të forcojë rolin e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe përmirësimin e standardeve të sigurisë ushqimore, duke rritur transparencën, informimin dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve publikë dhe qytetarëve.
Nëpërmjet kësaj nisme, dëshirojmë të garantojmë një treg më të sigurt, më të drejtë dhe më të përgjegjshëm për të gjithë konsumatorët shqiptarë.